Me këndim të tekbireve dhe salvateve, sot, në natën e bekuar të muajit Ramazan, në fshatin Nedakoc të Vushtrrisë, në mënyrë solemne u përurua xhamia e re.
E veçanta e kësaj xhamie është se e tëra është ndërtuar falë bamirësisë së familjes Pushkolli.
Në hapjen e kësaj xhamie, përveç besimtarëve të shumtë, morën pjesë edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, kryetari i Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, udhëheqësit e Këshillit të BI-së së Vushtrrisë, si dhe biznesmenë të shumtë nga qyteti i Vushtrrisë.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef.Sahiti, në emër të Myftiut Naim ef.Tërnava dhe në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, uroi dhe përgëzoi banorët e fshatit Nedakoc për hapjen e kësaj xhamie në prag të fillimit të muajit Ramazan. Ai tha se sot, përveç hapjes së kësaj xhamie, edhe në fshatin Zakut të Podujevës, po përurohet një xhami, e cila ka të njëjtën karakteristikë, atë të ndërtimit nga një familje e vetme, andaj më lejoni që të falënderoj familjen Pushkolli për ndërtimin e xhamisë, duke lutur Zotin që t’i shpërblejë me Xhenet.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Këshillit të BI-së së Vushtrrisë, Ejup ef. Haziri, shprehu falënderimet e tij dhe të Këshillit të BI-së së Vushtrrisë për familjen Pushkolli për ndërtimin e kësaj xhamie, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’i shpërblejë me të mirat e Tij në këtë dhe botën tjetër. Ai me këtë rast falënderoi edhe bizneset e tjera të Vushtrrisë për kontributin e tyre të vazhdueshëm dhënë për institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ndërkaq kryetari i Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, në emër të institucionit që ai drejton, uroi banorët e Nedakocit për hapjen e kësaj xhamie, duke çmuar kështu rolin dhe kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhënë për vendin në të gjitha proceset që ka kaluar.
Në emër të familjes Pushkolli, një fjalë përshëndetëse e mbajti Ridvan Pushkolli, i cili falënderoi Zotin e Madhëruar për mundësinë që iu ka dhënë për ndërtimin e kësaj xhamie.
Hytben e xhumasë, me mesazhet uruese për ardhjen e muajit Ramazan e mbajti kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, shpallë:
KONKURS
Për këto vende të punës:
Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë “Pavarësia”
Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë “Muderris Ymer Prizreni”
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e lirive fetare dhe angazhimin e Bashkësisë Islame në avancimin e të drejtave dhe lirive fetare në Kosovë.
Myftiu Tërnava theksoi se Kosova është një shembull i harmonisë fetare, ku besimtarët e feve të ndryshme bashkëjetojnë në paqe dhe respekt. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e lirive fetare dhe respektimin e diversitetit, duke kontribuuar kështu në forcimin e paqes dhe stabilitetit në vend.
Nga ana e saj, znj. Brooke Young, vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe angazhimin e saj për t’i ruajtur dhe forcuar liritë fetare, duke theksuar faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e Kosovës për të promovuar tolerancën fetare dhe të drejtat e njeriut. Ajo me këtë rast theksoi rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe bashkëpunimin për ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë qytetarët.
Kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka zhvilluar një takim me imamët e Mitrovicës, për të diskutuar përgatitjet për muajin e bekuar Ramazan.
Takimi u organizua dhe u mirëprit nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Mitrovicës, Ekrem ef. Avdiu, i cili theksoi rëndësinë e përgatitjeve të koordinuara për këtë periudhë të shenjtë.
Gjatë takimit, kryeimami Sahiti theksoi se është koha për t’u angazhuar për aktivitete që do t’i shërbejnë besimtarëve, për të promovuar vlerat islame dhe për të siguruar një atmosferë të qetë dhe harmonike. Ai foli gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve fetare dhe komunitetit në këtë periudhë të shenjtë.
Kryetari i BI-së së Mitrovicës, Ekrem ef. Avdiu, shprehu mbështetje të plotë për aktivitetet që do të zhvillohen gjatë muajit Ramazan, si dhe theksoi se Këshilli i BI-së do të angazhohet për të ofruar mbështetje të plotë për çdo iniciativë që synon përmirësimin e kushteve për besimtarët dhe nxitjen e unitetit fetar në komunitet.
Me rastin e fillimit të muajit të begatë Ramazan, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan organizoi një tribunë fetare për të festuar ardhjen e këtij muaji.
Me këtë rast, kryetari i Këshillit të BI-së së Gjilanit, Naim ef. Aliu, në hapje të kësaj tribune falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje, teksa më pas shpalosi karakteristika të veçanta të këtij muaji.
Ligjëratën kryesore kushtuar këtij muaji e mbajti kryeimami i Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili ligjëroi rreth asaj se si duhet të jetë besimtari gjatë këtij muaji.
Sa i përket anës shëndetësore të agjërimit, një ligjëratë të shkurtër e mbajti dr. Kushtrim Qerimi. Programi u shoqërua edhe me pika artistike.
Shoqata “Bereqeti” në bashkëpunim me Drejtorinë e Vakëfeve e Turqisë, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, ka dhuruar 6 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë në Kosovë.
Kjo ndihmë vjen në kuadër të përkujdesjes për besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit. Aksioni i jashtëzakonshëm ka filluar që nga java e kaluar ku në secilin qytet të Kosovës do të dhurohen pako të tilla ushqimore.
Xheladin Fazliu, përfaqësuesi i “Bereqetit” thotë se ky aksion është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak se po bëhet në fillim të muajit të Ramazanit, ku sofra e secilës familje të jetë e mbushur dhe askush të mos e ketë brengë ushqimin.
Përfaqësuesi i Drejtorisë së Vakëfeve të Turqisë, Uğur YazIcI, thotë se vëllezërit në Turqi e ndjejnë për obligim që të jenë pranë vëllezërve në Kosovë dhe në veçanti gjatë muajit të Ramazanit.
“Për ne si besimtarë nga Republika e Turqisë është obligim të kujdesemi për vëllezërit tanë në Kosovë. Në veçanti, kjo përkujdesje shtohet gjatë muajit të Ramazanit. Jemi këtu me këto dhurata për familjet që kanë nevojë për ndihmë,” tha përfaqësuesi turk.
Një prej aksioneve humanitare u mbajt edhe në qytetin e Klinës, me ç’rast u vlerësua lartë uniteti në prag të Ramazanit.
Rastet sociale, jetimët, veteranët e luftës, invalidët e luftës, nënat vetushqyese, familjet e Hendikosit, shoqata e të verbërve dhe kategori të tjera po përfitojnë nga ky aksioni jashtëzakonshëm i “Bereqetit”.
Ky vit është viti i 10 me radhë që Drejtoria e Vakëfeve të Turqisë së bashku me “Bereqetin” dhurojnë pako ushqimore për kategoritë e ndjeshme të shoqërisë në Kosovë dhe njëkohësisht është mbështetës i shumë projekteve të tjera për besimtarët myslimanë në Kosovë dhe shoqërinë në përgjithësi.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj, shpallë:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të lirë të punës:
Imam, hatib dhe mual-lim në xhaminë e fshatit Nekudim
Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:
Dokumentet e kërkuara:
Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur edhe këto dokumente:
Të gjitha dokumentet duhet të jenë në origjinal apo të noterizuara.
Vërejtje:
Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj.
Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit në websajtin e Kryesisë së BIRK-ut.