Advertise with Googlier.com Bajram Zeqiri – Bashkësia Islame e Kosovës https://bislame.net Webfaqja zyrtare e Bashkësisë Islame Sun, 02 Mar 2025 18:39:17 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=7.1.3 https://i0.wp.com/bislame.net/wp-content/uploads/2020/06/cropped-siteicon.png?fit=32%2C32&ssl=1 Bajram Zeqiri – Bashkësia Islame e Kosovës https://bislame.net 32 32 178928886 Prishtina ndriçohet për nder të muajit Ramazan https://bislame.net/prishtina-ndricohet-per-nder-te-muajit-ramazan/ Sun, 02 Mar 2025 18:39:15 +0000 https://bislame.net/?p=20152 Prishtinë, më 2 mars 2025

Ashtu siç tanimë është bërë traditë, me rastin e fillimit të muajit të bekuar Ramazan, sonte, në mënyrë simbolike janë ndezur dritat dekorative të pjesës së Prishtinës së vjetër.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë, si dhe kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.

Myftiu Tërnava tha se tashmë është bërë traditë që në fillim të Ramazanit të dekorohet një pjesë e Prishtinës, duke shprehur kështu edhe më shumë madhështinë e këtij muaji të bekuar. Ai me këtë rast falënderoi kryetarin Rama dhe familjen Hertica. Myftiu Tërnava me këtë rast uroi edhe një herë gjithë besimtarët myslimanë për ardhjen e muajit Ramazan, duke lutur Zotin që t’ua pranojë ibadetet dhe adhurimet gjatë këtij muaji.

Ndërkaq kryetari Rama, tha se jemi duke punuar që ditëve në vazhdim të ndezim drita edhe në pjesë të tjera të Prishtinës, për ta bërë edhe më madhështor këtë muaj. Ai uroi gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit, duke u uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.

]]>
20152
Myftiu Tërnava priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano https://bislame.net/myftiu-ternava-priti-ne-takim-shefin-e-misionit-te-eulex-it-ne-kosove-z-giovanni-pietro-barbano/ Thu, 27 Feb 2025 15:47:47 +0000 https://bislame.net/?p=20122 Prishtinë, më 27 shkurt 2025
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në një takim kurtuazie shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, z. Giovanni Pietro Barbano.


Gjatë këtij takimi i diskutua për rëndësinë dhe rolin e dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesën paqësore ndërmjet grupeve fetare në Kosovë.


Myftiu Tërnava me këtë rast tha se Kosova, ndonëse një vend i vogël, botës i jep shembullin më të mirë të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet besimeve të ndryshme. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë kultivimin e raporteve të mira që kanë me bashkësitë e tjera fetare në vend, gjithnjë për promovimin e paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve të të gjitha grupeve fetare në vend. Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që të njoh mysafirin edhe me aktivitetin humanitar të Bashkësisë Islame të Kosovës, që zhvillon përmes Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.

Nga ana e tij, z. Giovanni Pietro Barbano, falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen, si dhe shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës për mirëqenien e gjithë qytetarëve në vend, si dhe për angazhimin e tij në promovimin e vlerave të paqes dhe respektit të ndërsjellë.


Ai në fund shfrytëzoi rastin që të uroi Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për ardhjen e muajit Ramazan,  me urimet për pranim të agjërimit dhe sakrificës.

]]>
20122
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti mbledhjen e rregullt https://bislame.net/kryesia-e-bashkesise-islame-te-kosoves-mbajti-mbledhjen-e-rregullt-6/ Wed, 26 Feb 2025 12:12:07 +0000 https://bislame.net/?p=20106 Prishtinë, më 26 shkurt 2025

Në prag të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, sot, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti mbledhjen e saj të rregullt, nën kryesimin e kryetarit të saj, Myftiut Naim ef. Tërnava.

Gjatë kësaj mbledhje si pikë kryesore qe parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan, ku para anëtarëve u shpalosën planet dhe aktivitetet që priten të realizohen përgjatë këtij muaji.

Po ashtu në këtë mbledhje u diskutuan edhe pika të tjera të rëndësishme, për të cilat u dhanë ide dhe u morën vendime në bazë të kompetencave që i takojnë kësaj Kryesie.

]]>
20106
Promovohet “Kurani fisnik – përkthimi shqip” në Prizren https://bislame.net/promovohet-kurani-fisnik-perkthimi-shqip-ne-prizren/ Fri, 21 Feb 2025 21:59:25 +0000 https://bislame.net/?p=20047 Prishtinë, më 21 shkurt 2025

Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, sot në qytetin historik të Prizrenit u promovua vepra “Kurani fisnik – përkthimi shqip”, një botim me rëndësi të madhe për besimtarët dhe studiuesit e fesë islame.

Në këtë promovim morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, drejtori për botime në Dijanet-in e Turqisë, z. Cafer Tayyar Doymaz, anëtarë të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, kryetarë dhe kryeimamë të Këshillave, profesorë, studiues, dashamirë të librit e kulturës, si dhe shumë të ftuar të tjerë.

Gjatë fjalës së tij, Myftiu Naim ef. Tërnava, theksoi rëndësinë e këtij botimi në përhapjen dhe kuptimin e drejtë të mesazhit hyjnor, duke falënderuar organizatorët për punën e tyre të palodhur. Ai gjithashtu falënderoi në mënyrë të veçantë Dijanet-in e Turqisë për botimin e Kuranit, duke shprehur kështu falënderimet e tij për bashkëpunimin dhe për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë Dijanet-i për Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ndërkaq, drejtori për Veprimtari Botuese i Dijanet-it të Turqisë, z. Cafer Tayyar Doymaz, theksoi se është detyrë që Kurani të përkthehet në çdo gjuhë të botës. Ai u shpreh i gëzuar që ky projekt u përfundua në prag të muajit të shenjtë Ramazan dhe shprehu mbështetjen për nisma të tilla që forcojnë lidhjet shpirtërore dhe kulturore.

Në këtë tubim mbajti fjalë edhe drejtori për Veprimtari Botuese i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Ramadan Shkodra, i cili theksoi se shqiptarët gjithmonë i kanë kushtuar rëndësi të madhe dijes dhe se përkthimi i Kuranit ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në mënyrën e jetesës së tyre. Ai dha më shumë detaje rreth përkthimitdhe njoftoi se ai do të shpërndahet si dhuratë në të gjitha trojet shqiptare.

Ndërsa prof. Besnik Jaha, redaktor gjuhësor i këtij botimi, theksoi se mesazhet hyjnore janë ruajtur si amanet ndër shekuj dhe se rëndësia e redaktimit shkon përtej korrektësisë gjuhësore, duke pasur përgjegjësi të madhe në qartësinë dhe saktësinë e tekstit. Ai shtoi se redaktimi i një vepre si përkthimi i Kuranit është një detyrë më e rëndësishme dhe më sfiduese sesa çdo titull apo nderim.

Në përmbyllje të këtij tubimi, për të pranishmit u shpërndanë disa kopje të Kuranit.

Theksojmë se “Kurani Fisnik – përkthimi shqip” është përgatitur, redaktuar dhe lejuar për botim nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me “Diyanet İşleri Başkanlığı Yayınları”, “Türkiye Diyanet Vakfı” dhe Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ky botim është përkthim i myderrizit të shquar, haxhi Sherif Ahmeti.

]]>
20047
Kryeimami Sahiti takoi imamët e Këshillit të BI-së së Podujevës https://bislame.net/kryeimami-sahiti-takoi-imamet-e-keshillit-te-bi-se-se-podujeves/ Thu, 20 Feb 2025 15:58:23 +0000 https://bislame.net/?p=20037 Prishtinë, më 20 shkurt 2025

Në prag të fillimit të muajit të bekuar Ramazan, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame (KBI) të Podujevës, ku u prit nga kryetari Mensur ef. Hoti. Gjatë kësaj vizite, u mbajt një takim me imamët e Këshillit të Bashkësisë Islame të Podujevës.

Fillimisht, kryeimami Sahiti falënderoi kryetarin për organizimin e takimit me imamët dhe për punën dhe angazhimin e tyre të palodhshëm në komunitet, duke i përgëzuar ata për kontributin që po japin në xhamitë e komunës së Podujevës. Ai më pas shpalosi platformën e aktiviteteve për muajin e Ramazanit dhe prezantoi qarkoren e Kryesisë së Bashkësisë Islame, e cila iu dërgua të gjitha këshillave të BI-së.

Gjatë takimit, kryeimami Sahiti kërkoi nga imamët një përkushtim edhe më të madh në punë, sidomos gjatë këtij muaji të bekuar, pasi ky është amaneti që na është ngarkuar – amaneti i kumtimit të drejtë të fjalëve të Zotit dhe mësimeve të Pejgamberit a.s.. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit të imamëve me xhematët e tyre në terren për të plotësuar nevojat shpirtërore dhe praktike të besimtarëve.

Në vazhdim, u diskutuan edhe çështje të tjera me interes, sidomos në fushën e mësim-besimit, ku muaji i Ramazanit paraqet një mundësi të artë për edukimin e brezave të rinj. Në fund të takimit, kryeimami Sahiti uroi imamët për muajin e bekuar Ramazan, duke lutur për shëndetin e tyre, të familjeve dhe të gjithë besimtarëve kudo që janë.

]]>
20037
Myftiu Tërnava priti në takim drejtorin e Përgjithshëm të Veprimtarisë Botuese të Dijanet-it, z. Cafer Tayyar Doymaz https://bislame.net/myftiu-ternava-priti-ne-takim-drejtorin-e-pergjithshem-te-veprimtarise-botuese-te-dijanet-it-z-cafer-tayyar-doymaz/ Thu, 20 Feb 2025 15:37:06 +0000 https://bislame.net/?p=20029 Prishtinë, më 20 shkurt 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm të Veprimtarisë Botuese të Dijanet-it të Turqisë, z. Cafer Tayyar Doymaz, i cili shoqërohej nga shefi i sektorit për botime në gjuhë të huaja pranë këtij institucioni, z. Fatih Karazeybek. Në shoqërim të mysafirëve nga Dijanet-i ishte edhe atasheu për Çështje Fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bynjamin Albayrak.

Myftiu Tërnava fillimisht iu uroi mirëseardhje mysafirëve, e më pas i njohu ata me veprimtarinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, me theks të veçantë për veprimtarinë botuese që ky institucion e zhvillon përmes Shtëpisë Botuese “Dituria Islame”. Ai me theks të veçantë e falënderoi z. Doymaz për botimin e përkthimit të Kuranit fisnik në gjuhën shqipe, i cili tashmë së fundi është botuar.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe për bashkëpunimin në fushën e botimeve, duke e cilësuar këtë si një mbështetje për promovimin e librit si një mjet edukimi dhe zhvillimi.

Edhe z. Doymaz, shprehu gatishmërinë e tij që të vazhdojë bashkëpunimi i frytshëm me Bashkësinë Islame të Kosovës, gjithnjë për të krijuar mundësi të reja për përhapjen e mesazheve të paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet kulturave të ndryshme.

]]>
20029
Mulla Asllan ef. Murati dhe mulla Xhevat ef. Kryeziu nderohen me mirënjohje nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani – Sadriu https://bislame.net/mulla-asllan-ef-murati-dhe-mulla-xhevat-ef-kryeziu-nderohen-me-mirenjohje-nga-presidentja-e-kosoves-znj-vjosa-osmani-sadriu/ Wed, 19 Feb 2025 19:02:18 +0000 https://bislame.net/?p=20023 Prishtinë, më 19 shkurt 2025

Për kontributin në veprimtari atdhetare është nderuar me medalje presidenciale të meritave mulla Asllan ef. Murati (post mortem). Kjo medalje iu dhurua familjarëve të mulla Asllanit nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, në një ceremoni solemne me rastin e shënimit të përvjetorit të 17-të të Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë kësaj ceremonie, me medaljen presidenciale “Anton Çeta”, për kontributin e tij të dhënë për pajtim dhe paqe mes njerëzve dhe për të drejtat e njeriut është nderuar edhe imami, mulla Xhevat ef. Kryeziu. Këtë medalje e pranoi vetë imami Kryeziu.

]]>
20023
Ish-myftiu i Kosovës, dr. Rexhep ef. Boja u nderua me Urdhrin Presidencial “Hasan Prishtina” https://bislame.net/ish-myftiu-i-kosoves-dr-rexhep-ef-boja-u-nderua-me-urdhrin-presidencial-hasan-prishtina/ Wed, 19 Feb 2025 18:41:08 +0000 https://bislame.net/?p=20018 Prishtinë, më 19 shkurt 2025

Ish-myftiu i Kosovës, dr. Rexhep ef. Boja, është nderuar me Urdhrin Presidencial “Hasan Prishtina”. Ky nderim i është bërë ish-myftiut të Kosovës në një ceremoni solemne me rastin e shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të organizuar nga presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu.

Ky urdhër është një nderim i lartë për kontributin e jashtëzakonshëm të ish-myftiut dr. Rexhep ef. Boja për forcimin e vlerave të besimit dhe të kultivimit të vlerave kombëtare dhe atdhetare.

Dr. Rexhep ef. Boja, udhëhoqi Bashkësisë Islame të Kosovës përgjatë viteve të pasluftës, duke u bërë kështu një figurë kyçe dhe kontributdhënëse në zhvillimin dhe përparimin e institucionit më të lartë fetarë në Kosovë.

]]>
20018
Filloi punimet Konferenca e Dialogut Islamo-Islamik në Bahrejn https://bislame.net/filloi-punimet-konferenca-e-dialogut-islamo-islamik-ne-bahrejn/ Wed, 19 Feb 2025 18:29:03 +0000 https://bislame.net/?p=20010 Prishtinë, më 19 shkurt 2025
Nën patronazhin e Madhërisë së Tij, mbretit Hamad bin Isa al Kalifa, dhe në praninë e Shkëlqesisë së Tij, Imamit të Madh të “Al Azharit”, dr. Ahmed al Tayeb, Shejhut të “Al Azharit”, Al Sherif dhe kryetarit të Këshillit të Urtëve Myslimanë, si dhe me pjesëmarrjen e më shumë se 400 delegatëve, dijetarëve të botës islame, liderëve fetarë, myftinjve, ministrave dhe intelektualëve, në kryeqytetin e Bahrejnit, Manama, filloi punimet Konferenca e Dialogut Islamo-Islamik, që do të zgjasë dy ditë, pra më 19-20 shkurt. Kjo Konferencë filloi punimet nën sloganin “Një umet, fat i përbashkët”.
Në emër të Myftiut të Kosovës, Naim ef. Tërnavës, në këtë Konferencë po merr pjesë shefi i kabinetit, mr. Besim ef. Mehmeti.
Në hapje të Konferencës, fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryetari i Këshillit Suprem për Çështjet Islame në Bahrejn, shejhu Abdulrahman bin Muhamed al Kalifa. Ai, në emër të Mbretit të Bahrejnit, Hamad bin Isa al Khalifa, u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve në Bahrejn, duke iu uruar punime të suksesshme dhe produktive. Më pas folën ambasadori Husein Ibrahim Taha, sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, kryeministri i Malajzisë, dr. Anvar Ibrahim, dr. Mulin Ashinbajev, kryetar i Kuvendit të Kazakistanit, Ajetullah Ahmed Almubellegi nga Irani, dr. Ahmed es Sejabi, sekretar i Zyrës së Myftiut të Omanit, Jahja Dejlemi, imami i Xhamisë Qendrore në Sanaa të Jemenit, dhe Shkëlqesia e tij, Imami i Madh, dr. Ahmed al Tayeb, Shejhu i Al Azharit.
Në fjalën e tij, Shejhu i Al Azharit, bëri thirrje për zhvillimin e një plani serioz dhe të zbatueshëm për të vendosur unitetin, mirëkuptimin dhe njohjen e ndërsjellë midis të gjitha shkollave të mendimit islam. Po ashtu, theksoi rëndësinë e një dialogu të përhershëm, në të cilin shkaqet e ndarjes, grindjeve dhe konflikteve etnike e sektariste, në veçanti, do të refuzohen, dhe në të cilin do të përqendrohen pikat e marrëveshjes dhe konvergjencës.

]]>
20010
U varros imami i fshatit Orllan, Shefqet ef. Pajaziti https://bislame.net/u-varros-imami-i-fshatit-orllan-shefqet-ef-pajaziti/ Wed, 19 Feb 2025 16:40:55 +0000 https://bislame.net/?p=20000 Prishtinë, më 19 shkurt 2025

Me pjesëmarrjen e shumë qytetarëve dhe hoxhallarëve nga vende të ndryshme të Kosovës, sot në varrezat e fshatit Orllan, pranë kullës së dëshmorit Zahir Pajaziti, u varros imami i këtij fshati, Shefqet ef. Pajaziti.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili njëkohësisht edhe i priu faljes së namazit të xhenazes.

Ai para të pranishmëve çmoi dhe nderoi lart personalitetin e imamit Shefqet ef. Pajaziti. Myftiu Tërnava tha se sot, jo vetëm Orllani dhe Podujeva, por edhe tërë Kosova dhe Bashkësia Islame e Kosovës kanë humbur një punëtor të dalluar. “Mulla Shefqeti ishte një punëtor i zellshëm, një imam që kontribuoi jashtëzakonisht shumë për edukimin e brezave të rinj, një luftëtar që i ktheu pushkën armikut kur ishte nevoja, andaj me këtë rast porosis edhe familjen që të jenë krenarë për familjarin dhe hoxhën e tyre” – tha ndër të tjera Myftiu Naim ef. Tërnava.

Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që një mesazh t’ua drejtoi edhe ish-nxënësve të tij, duke i porositur ata që ta vazhdojnë rrugën e mësuesit të tyre dhe të ndihen krenarë për të.

]]>
20000